Skema për mbështetjen e fermerëve, Panariti: Favorizon të mëdhenjtë. Peleshi: Keqardhje për ty

Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se skema e Qeverisë për mbështetjen financiare të fermerëve, bujqëve dhe blegtorëve ndëshkon të vegjlit dhe favorizon sipërmarrësit. Në një dalje për mediat, ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se kjo skemë ndëshkon të vegjlit dhe favorizon të mëdhenjtë.

Protestat e ditëve të fundit kundër vendosjes dhe rritjes së tarifës, taksave e tatimeve  janë jo vetëm për opozitën por edhe për intelektualët, profesionistët, shtresat në nevojë, sipërmarrësit e vegjël dhe pensionistët. Dëshmia më e qartë  e një modeli  të gabuar ekonomik të zhvillimit janë dëshmia sesi një qark i mbyllur klientele po zhvat dhe përdor fonde publike të krijuara nga taksat të cilat rëndojnë vetëm mbi shpinën e shtresave  më të varfra e të diskriminuara të shoqërisë së këtij vendi. Ky model zhvillimi ka vetëm një rezultante dhe kjo është, kolapsi ekonomik, poleraizimi, rritja e varfërisë ,dëshpërimit dhe e braktisjes masive të vendit nga shqiptarët. Shqipëria renditet e para për numrin e azilkërkuesve por edhe  të emigrantëve që duan të lënë nënshtetësinë shqiptare në vendet ku emigrojnë. Bujqësia, e cila është dhe dega më e madhe dhe kryesore prodhuese e ekonomisë së këtij vendi, përgatitet të financohet nga skema të cilat nxjerrin jashtë loje fermerët e vegjël, fermerët e mesëm, bujqërit dhe blegtorët e varfër, të cilët janë ata që kanë nevojë urgjente për financime nga buxheti i shtetit. Këto fonde po favorizojnë vetëm të mëdhenjtë dhe të fuqishmit. Mesazzhi që jepet është shumë i qartë: “Të mëdhenjtë të gëlltisin të vegjlit”.

Edmond Panariti

“E vërteta sot është shumë larg nga ish-ministri dhe qeveria është sot shumë më pranë fermerëve se dje. Me bindjen se vetë kolegu thotë atë që i thonë të thotë dhe jo atë që mendon se duhet thënë, ja disa fakte e shifra që flasin vetë: Këtë vit kemi 6000 aplikime nga fermerët e vegjël, 25% më tepër se dje. Nxitja për bashkimin në shitje të fermerëve të vegjël, duke i përjashtuar bashkimet e tyre nga TVSH-ja e duke siguruar për to 25-50% më tepër financim krahasuar me fermerët individualë, është mbështetje reale për rritjen e të vegjëlve dhe aspak mohim mundësish për ta”

Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë

Peleshi thotë ndër të tjera se për herë të parë qeveria mbështet edhe ekonomitë jobujqësore si agroturizmi dhe produktet tipike, çka hap mundësi të reja për fermerët e vegjël.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike