Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Foto ilustruese

OSHE ka implementuar prej 3 prillit disa skema të reja lehtësuese me qëllim shlyerjen e detyrimeve të papaguara nga klientët debitorë.

Sipas kompanisë deri më tani, falë këtyre politikave të reja, janë mbyllur 677 aktmarrëveshje brenda muajit prill 2024.

Këto skemat e reja lehtësuese kanë si objektiv reduktimin e kamatvonesës së përqindje të ndryshme në varësi të kategorizimit të debitorëve.

Për të përfituar nga këto skema klientët debitorë duhet të shlyejnë fillimisht shlyejnë faturat e energjisë elektrike nga viti 2023 dhe në vazhdim, pasi këto skema lehtësuese përfshijnë detyrimet e papaguara ndaj OSHEE për periudhën para 31 dhjetorit të vitit 2022.

Klientët të klasifikuar si familjarë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh, ndërsa klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh.

Ndërsa kategoria klientë jo familjarë - biznes i vogël përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh.

“Skemat lehtësuese ndryshojnë për secilën kategori në varësi të statusit social të tyre dhe debisë që kanë me OSHEE Group.

Ne jemi kujdesur veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, për klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistë-kryefamiljarë dhe klientët me status të veçantë, të cilët përfitojnë këste akoma më lehtësuese dhe që shtrihen më gjatë në kohë, krahasuar me kategoritë e tjera.

Theksojmë se klientët familjarë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh”, deklaron për mediat drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Klientin në FSHU, Marsed Harizi.

Në skemat e aktmarrëveshjeve që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëm ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive që i përkasin vitit 2023 e në vijim.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë