Në këtë qëllim ka qënë dhe qëndrimi i kryeministrit të zgjedhur Edi Rama teksa ka kërkuar që të vendosen raporte të drejta mes kërkesës së njerëzve kontributorë të PS për t’u punësuar dhe administratës aktuale, duke kërkuar me insistim që vendet e punës të përfitohen përmes një konkurrence të drejtë dhe të ndershme, në mënyrë që në administratë të zënë vend vetëm profesionistët në funksion të mirëqeverisjes së vendit. Por nga ana tjetër socialistët janë më se të vendosur për një qëndrim sa më konkret në lidhje me punësimin e njerëzve që kanë kontribuar në PS dhe që kanë qëndruar për vite me radhë pa punë.
Dhe për të pasur gjithçka nën kontroll, në funksion dhe të përzgjedhjes përmes konkurrencës dhe meritokracisë, është vendosur që të gjithë ata që do të punësohen do vijnë sipas qarqeve përmes kryesuesve të listës së deputetëve në qarqe. Më konkretisht burimet pranë selisë rozë bëjnë me dije se të gjithë kryesuesit e listës së deputetëve për secilin qark të vendit do të evidentojnë kontigjentin e kontributorëve të PS të cilët kanë përvojën e duhur, shkollimin e duhur për të kontribuar në qeverisjen e vendit në nivel vendor dhe qëndror të përmblidhen në listat të veçanta për të qënë në dizpozicion të çdo dikasteri në qendër, por me prioritet punësimin në prefektura dhe në ato këshilla qarqesh të cilat kanë kaluar në drejtimin e së majtës pas koalicionit të ri PS-LSI.
Dhe nuk janë pak vendet e punës në qarqe, ku secili rreth përpos prefektit, në qark, ka dhe nënprefektë, si dhe këshilli i madh i qarkut, që përmbledh shumë vende pune dhe ku mund të sistemohen një pjesë e mirë e atyre që kanë kontribuar në zgjedhjet e 23 qershorit për fitores e së majtës. Nga ana tjetër më e “prvilegjuar” duhet Tirana, e cila do të përthithë dhe numrin më të madh të kontributorëve të PS më 23 qershor.
Pasi përpos atyre në Tiranë, do të ketë dhe “listën” që vjen nga qarqet e tjera, ndonëse gjithçka do të kalojë përmes një konkurrimi të fortë dhe sipas ligjit. Ku të gjithëve do t’u jepet një mundësi, ndërkohë që ata militantë demokratë që janë në administratë thjeshtë se janë të tillë nuk do të kenë vend aty. Për këtë qëllim do të jenë të aktivizuar përpos drejtuesve të PS në rrethe edhe deputetët e qarqeve, për t’i kaluar emrat tek drejtuesi i grupit të deputetëve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)