Durrës/ Skemë mashtrimi me TVSH, nën akuzë 4 biznesmenë ndërtimi në Fushë-Krujë! Një në pranga, 3 në kërkim e 3 nën hetim! 127 milionë lekë dëm shtetit (EMRAT)

Durrës/ Skemë mashtrimi me TVSH, nën akuzë 4 biznesmenë ndërtimi në Fushë-Krujë! Një në pranga, 3 në kërkim e 3 nën hetim! 127 milionë lekë dëm shtetit (EMRAT)

Foto ilustruese

Tirane-  Katër biznesmenë ndërtimi në Fushë-Krujë janë nën hetim, një i arrestuar dhe 3 në kërkim, pasi akuzohen se kishin ngritur një skemë mashtrimi me TVSH-në. 

Në pranga kanë rënë Indrit Allamani, kurse në kërkim janë Indrit Visha, Redion Sefa e Lovjano Topi. Ndërsa janë lënë në arrest shtëpie Albana Paja, detyrim paraqitje për Brikena Çela e Aldo Myftari. Katër firmat e ndërtimit akuzohen se i shkaktuan shtetit 127 milionë lekë dëm. Sipas prokurorisë Allamani, Visha, Sefa e Topi me firmat e tyre kryen 448.6 mln lekë shitje fiktive.

Policia ka zbatuar masat e Gjykatës dhe urdhrat e Prokurorisë për 4 persona, kur 3 të tjerë u shpallën në kërkim. Policia bëri me dije se janë ekzekutuar masat për Albana Paja, 36 vjeçe, banuese në Krujë, "arrest në shtëpi", Brikena Çela, 34 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë, “detyrim paraqitjeje”, Aldo Myftari, 34 vjeç, “detyrim paraqitje" dhe Indrit Allamani, 48 vjeç, “arrest me burg”.

Kurse për shtetasit e mëposhtëm është vendosur masa e sigurisë "arrest me burg", si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale "krijimi i skemave mashtruese, lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar" dhe janë shpallur në kërkim 3 personat: Indrit Visha, 35 vjeç, nga Gjirokastra dhe banues në Nikël të Fushë-Krujës, Redion Sefa, 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë dhe Lovjano Topi, 19 vjeç, nga Nikla.

Njoftimi i prokurorisë së Durrësit:

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kërkoi caktimin e masës ‘Arrest me burg’ për katër shtetas të cilët drejtojnë biznese në Fushë Krujë pasi hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 127,551,874 lekë.

Prokuroria në bashkëpunim me oficerët e hetimit tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zbuluan skemën e mashtrimi me TVSH-në në të cilën përfshiheshin të paktën gjashtë subjekte që operonin në fushën e ndërtimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka verifikuar shitjet e subjektit “R S”, i cili ka vetëdeklaruar në vlerë total shitjeje prej 286,301,702 lekësh për periudhën Dhjetor 2023 dhe subjektit “L”, që ka vetëdeklaruar një total shitje 162,302,300 lekë gjatë Dhjetorit të vitit 2023. Në total, këto subjekte kanë kryer shitje që përllogaritet në 448,604,002 lekë, vlera për të cilat Prokuroria dyshon të jenë fiktive dhe janë faturuar te subjektet që operojnë në fushën e ndërtimit “3D C” dhe I.V FP.

Administrata tatimore ka kryer verifikimin e faturave të deklaruara, shitjet totale, historikun e punësimit të shoqërive të ndërtimit dhe marrëdhëniet me bizneset e tjera. Nga analizimi i të dhënave të deklaruara si shitjet totale për çdo subjekt, është kryer llogaritja e tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe Tatimi Fitimi për çdo subjekti, dhe ka rezultuar në total një dëm i shkaktuar ndaj shtetit në vlerën 127,551,874 lekë.

Pas hetimeve të kryera Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për caktimin e masës “arrest me burg” për katër shtetas të cilët drejtonin bizneset me adresë në Fushë-Krujë, ndërsa ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për tre shtetas/se të tjerë.

Gjithashtu grupet hetimore kanë kryer verifikimet e pajisjeve dhe automjeteve që zotëronin shoqëritë e ndërtimit nga ku ka rezultuar se subjekti “3D C” kishte në pronësi vetëm automjete luksoze, Mercedes benz AMG 63, Mercedes benz AMG  GT 43, PorscheCayenne,  Land Rover apo BMË X5. Asnjë prej këtyre automjeteve nuk përdoret për aktivitetin e ndërtimit".

 Janë ekzekutuar masat për
1- Albana Paja, 36 vjeçe, banuese në Krujë, "arrest në shtëpi"
2- Brikena Çela, 34 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë, “detyrim paraqitjeje”
3- Aldo Myftari, 34 vjeç, “detyrim paraqitje"
4- Indrit Allamani, 48 vjeç, “arrest me burg”
Të shpallur në kërkim:
1-Indrit Visha, 35 vjeç, Fushë-Krujë, “arrest me burg”
2-Redion Sefa, 22 vjeç, Fushë-Krujë, “arrest me burg”
3-Lovjano Topi, 19 vjeç, nga Nikla, “arrets me burg”

Kliko per te lexuar dokumentin e plote

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

 

 

Lajmi ne perditesim...

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’