Skena akzaltuese janë parë mbrëmë në të gjithë qytetet e Anglisë nga tifozët të cilët festuan kualifikimin për herë të parë në një finale të kampionatit europian.
Përpos gjithë atmosferës fantastike në stadium tifozët janë mbledhur edhe në sheshet e qyteteve. Në një prej tyre duken tifozët të cilët kanë marrë ‘peng’ një autobus dhe festojnë brenda tij si të ‘çmendur’. Të dy katët e autobusit karakteristik të Anglisë janë mbushur me njerëz të cilët nuk përmbahen për këtë arritje të kombëtares, që fitoi 2-1 në shtesë kundër Danimrkës.
Skena të pazakonta janë parë edhe në stadium. Një prej tifozëve, duket se kishte pirë aq shumë sa që nuk e mbanin këmbët. Teksa këndonte ai është rrëzuar dhe ka rënë sipër stolave, duke krijuara situata të pazakonta.