Ditë dhe orë vendimtare për finalizimin e Reformës në Drejtësi. Pas një mjegulle dyvjeçare, ku gjithkush përbetohej pro reformës, tashmë pozicioni i palëve është i qartë. Përplasja duket e pashmangshme. Po a do ta fitojë Perëndimi betejën me grupe të caktuara politike në Tiranë, për miratimin e Reformës në Drejtësi? A po shkojnë amerikanët dhe Partia Demokratike drejt matjes së forcave, në Parlamentin Shqiptar, për votimin e Reformës në Drejtësi? A ka humbur durimin SHBA me opozitën shqiptare dhe çfarë fshihet pas kërcënimit të Brukselit, me denoncimin në publik, me emra, të penguesve të projektit kushtetues?
/Shqiptarja.com












