Skenari, Basha: Beteja do vijojë
në rrugë dhe në sheshe çdo ditë
INTERAKTIVE - 300 minuta e protestës së djeshme

Skenari, Basha: Beteja do vijojë<br />në rrugë dhe në sheshe çdo ditë<br />INTERAKTIVE - 300 minuta e protestës së djeshme<br /><br>
TIRANE-Një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar para Kryeministrisë, kryetari i PD, Lulzim Basha nga selia blu në një deklaratë për mediat u shpreh se beteja kundër Ramës deri në krijimin e një qeverie anti-mafia do të vijojë çdo ditë në rrugë dhe në sheshe duke paralajmëruar tubime të tjera. Lideri i PD theksoi se protesta e djeshme ishte një mesazh i qartë, se shqiptarët nuk e pranojnë një qeveri të kriminalizuar dhe që ka ardhur në pushtet me votat e drogës.

Mesazhi i protestës së djeshme është i qartë; shumica e refuzon qeverinë e bandave dhe drogës. Duam qeveri antimafia, zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes reformës zgjedhore. Dita e djeshme është një betejë e fituar nga shqiptarët, që u ngritën mbi dallime partiake. Ky ishte bashkimi më i madh në 27 vite për të refuzuar padrejtësinë. Fitorja e kësaj beteje është një ogur i mirë për luftën e përditshme në të cilën është angazhuar opozita, ne do të vijojmë këtë luftë ditë për ditë, në rrugë dhe në sheshe, në cdo hapësirë institucionale.

Shqipëria do të bëhet një vend evropian me drejtësi të barabartë për të gjithë. Ky është mesazhi i shpresës, fitorja e betejës së djeshme. Angazhimi do të vijojë deri në realizimin e krijimit të një qeverie antimafia’ përfundoi kryetari i PD. Protesta e djeshme ishte e para për këtë vit nga opozita e bashkuar, ndërsa duket se përshkallëzimi i tubimeve është strategjia e re e PD dhe LSI-së. Protesta e 27 janarit para Kryeministrisë u mbyll me incidente të vogla.


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris