Skenari i PD dhe LSI për protestën
e nesërme, rrethimi i parlamentit

Skenari i PD dhe LSI për protestën<br />e nesërme, rrethimi i parlamentit<br>
Zbardhet skenari i opozitës për protestën e nesërme përpara Kuvendit. Report TV mëson se protesta do të jetë e koordinuar si jashtë edhe brenda Kuvendit.

Drejtuesit e opozitës do të mbajnë fjalën para protestuesve dhe do të tentojnë të bllokojnë zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Nesër seancë plenare, në rend dite edhe zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm.

Protesta e opozitës ditën e nesërme nuk do të jetë vetëm jashtë godinës së Parlamentit por edhe brenda sallës. Seanca parlamentare nis në orën 10:00, ndërsa protesta e koordinuar mes PD dhe LSI-së është parashikuar të nis gjysmë ore më herët.

Protestuesit e thirrur nga PD dhe LSI do të jenë do të jenë në hyrje të Parlamentit në orën 09:30, në një kohë që deputetët e maxhorancës do të jenë duke iu drejtuar sallës së seancave plenare. PD dhe LSI do të protestojnë kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Skenari i protestës i Partia Demokraitke parashikon një koordinim mes asaj që ndodh brenda dhe asaj që ndodh jashtë.

Kryetari i Partisë Demokraitke, Lulzim Basha dhe deputetët demokratë dhe ata të LSI-së, do të alternohen për të qenë të pranishëm tek protestuesit jashtë sallës dhe do të marrin pjesë në diskutimet me maxhorancën brenda sallës së parlamentit. Burime nga PD kanë bërë të ditur se, fillimisht Basha do të jetë tek protesta dhe më pas do të hyjë në parlament.

E njëjta vijë reagimi do të ketë edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas porosisë së Lulzim Bashës sot deputetët demokratë janë në bazë për të organizuar sa më mirë strukturat e PD në të gjithë vendin por dhe për të thirrur në protestë sa më shumë njerëz.

Kreu i Partisë Demokraitke, Lulzim Basha e ka konsideruar zgjedhjen e kryeprokurorit vetëm me votat e maxhorancës si akt që kap drejtësinë dhe do të destabilizojë vendin.

Ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë Rama me protesta.

Opozita ndërkohë e ka lënë të hapur mundësinë e vijimit të protestave me akuzën se qeveria Rama është e kapur nga krimi dhe e implikuar në trafikun e drogës.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë