Qëndrimi kushtëzues i opozitës shqiptare në raport me reformën në drejtësi duket se nuk lidhet me plotësimin e kushteve të shpallura, të cilat ndryshojnë çdo javë. Pas tejkalimit të ngërçit për Byronë Kombëtare të Hetimit, ku mazhoranca u tërhoq nga varësia ndaj Ministrisë së Brendshme, kryetari i opozitës e vuri theksin tek tre kushte të tjera. Ditën e mërkurë opozita shpalli një tjetër kërkesë, atë të ngritjes së një komisioni hetimor për marrëveshjen me CEZ.
Kjo kërkesë pritet të bëhet mollë sherri në ditët në vijim. Ndërkaq, ditën e djeshme mazhoranca plotësoi një tjetër kusht, atë të dërgimit të mandateve të Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt në Gjykatën Kushtetuese. Kur pritej që palët të shkonin drejt një kompromisi për reformën në drejtësi, befas palët kanë kaluar nga retorika tek dhuna fizike në Kuvend. Një grup deputetësh të PD, nën ndikimin e retorikës së Berishës, tentuan dje të godisnin deputetin Erion Braçe. Por, konfrontimet e djeshme në seancën plenare, pritet t’i paraprinë një lëvizje tjetër të Partisë Demokratike.
/Shqiptarja.com