"Seanca parlamentare e të enjtes të shfrytëzohet për thirrje për protestën e 27 janarit". Kjo ka qenë porosia e kryetarit të PD, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar këtë të hënë.
Basha ka kërkuar nga deputetët të denoncojnë fort në foltoren e Kuvendit krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta të shtetit.
PD dhe LSI kanë thërritur një protestë në Tiranë përpara Kryeministrisë ditën e shtunë me kauzë kthimin e kushtetutshmërisë së Kuvendit, kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë.
Lëvizjet e opozitës vijnë pas zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku seancën e 18 dhjetor 2017, ku sipas PD dhe LSI u shkel rëndë kushtetuta dhe u minua besimi te Reforma në Drejtësi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com