Skenari i protestës së PD, 5 orë
 fjalime...por ndoshta edhe vezë!

Skenari i protestës së PD, 5 orë<br /> fjalime...por ndoshta edhe vezë!
TIRANË - Demokratët po bëjnë organizimet e fundit për protestën e 8 dhjetorit, që kryetari iPD Lulzim Basha e cilëson si betejë pa kthim deri në rrëzimin e qeverisë Rama-Meta. Burime brenda selisë blu konfirmojnë se ndryshe nga radhët e tjera protesta do të jetë e gjatë dhe në foltore do të jenë të shumtë qytetarët që do të marrin fjalën për të folur për atë që ata e cilësojnë padrejtësitë e qeverisë.
 
Mësohet se protestues të ardhur nga të gjitha zonat e vendit do të mblidhen në sheshin "Skënderbej", në marshimin që do kryesohet nga lideri i opozitës Lulzim Basha dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike për tu ndalur përpara kryeministrisë.
 
Në podiumin që do ngrihet përpara godinës qeveritare pritet të flasin fillimisht përfaqësues nga biznesi, nga shoqëria civile, fermerë, studentë, të rinj, njerëz të thjeshtë, ish-pronarë, përfaqësues nga grupimi i dhjetorit të '90, si dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike, sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, deputetë dhe në fund do të mbajë fjalën kryetari i PD Lulzim Basha.
 
Mësohet se ashtu siç ka vepruar në protesta e dy viteve të fundit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të ngjitet në foltoren për të përshëndetur protestuesit. Ish kryetari i PD në fakt njihet për energjitë që përcjell në reagimin opozitar dhe në protestat e qytetarëve.
 
Protesta para kryeministrisë do të zgjasë për disa orë, ndërsa nuk përjashtohet që protestues të kenë si formë reagimi goditjet me vezë ndaj godinës qeveritare. Për të shmangur skena dhune është menduar që në krah të kordonit të policisë të jenë të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Protesta e 8 dhjetorit parashikohet të vijojë edhe në ditët në vijim, si një reagim pa kthim për largimin e qeverisë së majtë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë