Skenari i protestës, Report Tv
zbardh detajet e organizimit 

Skenari i protestës, Report Tv<br />zbardh detajet e organizimit <br /><br>
Opozita në orën 12:00, të ditës së nesërme do të jetë në shesh për të mbajtur protestën e paralajmëruar më 18 dhjetor të vitit të shkuar, kur Arta Marku u zgjodh në postin e kryeprokurores. Report TV nga burime pranë selive të dy partive më të mëdha opozitare ka mësuar për mënyrën e organizimit të protestës, për të cilën janë ngritur shtabet përkatëse.

Krerët e dy partive më të mëdha opozitare kanë deklaruar se kjo protestë do të flasë përmes pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve, e për ta arritur këtë ka pasur një angazhim të të gjithë strukturave partiake, në qendër dhe në rrethe.

Burime të Report TV kanë bërë të ditur se protesta do të ketë tre itinerare lëvizjesh, që do të shkojnë drejt Kryeministrisë në formë marshimi. Anëtarët, militantët dhe qytetarët që do të vijnë nga qytetet do të kenë pikëtakim tek Sheshi “Skëndërbej”, në pritje të marshimit që do të nis nga selia e Partisë Demokratike, nga ku do të dal Lulzim Basha.

Kreu i opozitës, sipas planit të përgatitur, do të dalë nga selia blu dhe do të ecë përgjatë bulevardit ‘Zhan Dark’, për të mbërritur tek godina e Hotel Dajtit, së bashku me njerëzit që do e shoqërojnë dhe me pankartat. Tek kjo godinë, Basha do i bashkohet qytetarëve që do të vijnë nga sheshi ‘Skëndërbej’, për të marshuar më pas së bashku drejt Kryeministrisë.

Një tjetër itinerar do të jetë nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Njësoj si PD edhe anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim pikëtakimin do e kenë në sheshin ‘Skëndërbej’, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të vijë nga selia, për t’iu bashkuar protestuesve.

Protesta do të shoqërohet nga fjalime politike që do të mbyllen nga Lulzim Basha. Qytetarët nga rrethet do të vijnë me autobusë, të cilët do të kenë pikëmbërritje të ndryshme, larg qendrës së kryeqytetit por ata do të do të mblidhen tek sheshi ‘Skëndërbej’, për marshimin rreth orës 12 drejt Kryeministrisë.

Kjo protestë është parashikuar të zgjasë 3-4 orë, me një fjalim përmbyllës nga Basha. Për organizimin e degëve, Report TV ka kontaktuar me disa prej drejtuesve lokalë. “Do të jetë një protestë popullore, masive. Njerëzit kërkojnë që të largojnë këtë qeveri, është e paaftë” deklaron Luan Baçi, kryetar i degës së PD në Fier. ‘Është një protestë gjithëpërfshirëse, janë të ftuar jo vetëm anëtarët e PD, por të gjithë lezhjanët” shprehet kryetari i degës në Lezhë. Ndërsa Hariz Mema nga Saranda thotë se “qytetarët kanë një mijë e një arsye që t’i bashkohen protestës nesër”.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka shmangur pyetjet se çfarë do të ndodh më 28 janar, ndërsa është paralajmëruar valë protestash në javët në vijim. Opozita nëpërmjet protestës kërkon largimin e qeverisë “Rama” dhe krijimin e një qeverie tjetër.

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane