TIRANE- Partia Demokratike planifikon të pamundësojë miratimin e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm gjatë seancës së Kuvendit të enjten. I cilësuar nga demokratët si buxheti i varfërisë dhe mjerimit ekonomik, deputetët e opozitës do tentojnë dështimin e seancës me qëllim bllokimin e miratimit të buxhetit, dokumenti më i rëndësishëm dhe me impakt të drejtpërdrejtë në punën e qeverisë por edhe në jetën e qytetarëve.
Burime pranë PD thanë për “Shqiptarja.com” se një prej skenarëve të protestës së opozitës brenda parlamentit është pikërisht bllokimi i buxhetit, pavarësisht se në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit do të jetë edhe projektligji i dekriminalizimit, i cili pritet të miratohet me konsensus.
/Shqiptarja.com