Skënderbeu fitoi 1-0 kundër Partizanit për javën e shtatë në Superligë. Këtë duel e vendosi Ermir Rashica me golin e tij nga penalltia në minutën e 83-të. Talenti i sulmit është shpresa e madhe e korçarëve, që kanë besim te aftësitë e 19-vjeçarit nga Mitrovica.
I dalë nga moshat e Trepça 89, Rashica ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste në shtatë javët e para të Superligës. Edhe pse në moshë të re, aftësitë e djaloshit nuk mund të mos vihen re nga Ivan Gvozdenovic, që i ka besuar minuta të rëndësishme sulmuesit të krahut.
Rashica ka edhe një të kaluar në Itali, aty ku në dhjetorin e 2022 ishte në provë te Interi në Serie A. Mesa duket gati një vit më parë djaloshi që luan me moshat e Kosovës ka qenë në optikën e zikaltërve.