Skënderbeu mbetet pa trajner, zyrtarizohet largimi i Gvozdenovic

Skënderbeu mbetet pa trajner, zyrtarizohet largimi i Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic

KORÇË - Ivan Gvozdenovic ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i stolit të Skënderbeut. Klubi korçar ka zyrtarizuar largimin e trajnerit 46-vjeçar pas më shumë se dy vitesh. I ulur në stolin e bardhekuqve më 26 nëntor 2022, ish-mbrojtësi nuk e ka kapërdirë humbjen e fundit 1-0 në Laç dhe ka vendosur të "hapë krahun".

"Ivan Gvozdenovic ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Skënderbeut. Trajneri është përshendetur me stafin dhe lojtarët. Skënderbeu e falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkepunimi", njoftojnë nga Korça.

Gjatë dy viteve në stolin e Skënderbeut, serbi ia doli të ngjiste ekipin në Superligë si kampion në Kategorinë e Parë dhe të mbante të tijtë në elitë edicionin që shkoi. Në 74 ndeshje ai sigloi 1.49 pikë në stolin e Skënderbeut.

Pas 15 javëve të këtij sezoni në Superligë, Skënderbeu mban vendin e parafundit me 13 pikë (tre fitore, katër barazime dhe tetë humbje), gjë që solli edhe largimin e Gvozdenovic.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren

Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren