Skënderbeu mposht me penallti
çekët, kualifikohet në “Play-Off”
Trajneri i Mladës: Duhej të fitonim
Lojtarët presin Takajn me "Erdhi Leku"

Skënderbeu mposht me penallti<br />çekët, kualifikohet në “Play-Off”<br />Trajneri i Mladës: Duhej të fitonim<br />Lojtarët presin Takajn me
Skënderbeu kualifikohet në fazën e “Play-Off” të Europa League, pasi mposhti me penallti 4-2 Mlade Bolislav.
 
Ndeshja u vendos nga penalltitë, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultatin 2-1 për korçaret.
 
Ndeshja filloi keq për Skënderbeun, pasi Adam Janos kaloi në avantazh Mlade Bolislav 18’, por Lilaj barazoi me penallti në të 55’, ndërsa në të 83’ Plaku shënoi golin e fitores 2-1 duke e çuar ndeshjen në shtesë, pasi edhe ndeshja e parë u mbyll 2-1 për çekët.
 
Në të dy shtesa rezultati nuk ndryshoi duke i dërguar ekipet në pikën e bardhë të penalltisë për të vendosur fituesin.
 
Skënderbeu goditi 4 herë saktë me Shehin, Muzaka, Latifi dhe Lilaj, ndërsa çekët humbën dy penallti duke u eliminuar.
 
Ky është një tjetër sukses për Skënderbeun këtë edicion, pasi është ekipi i vetëm shqiptar në Europë, ndërsa synon fazën e grupeve për të përsëritur suksesin. 

Takaj hyn në dhomat e zhveshjes, ndërkohë lojtarët thërrasin "Erdhi leku, erdhi leku"
“Edhi leku, erdhi leku…”. Kështu është pritur Ardjan Takaj në dhomat e zhveshjes së Skënderbeut.

E ndërsa Takaj ka takuar të gjithë futbollistët një për një, teksa në sfond dëgjohej Osmani që përmendte premion, natyrisht (50 mijë euro janë premtuar).

Në një çastTakaj thotë "ku do mblidhemi", por aty ndërhyn Osmani dhe i thotë, "të bëjmë tre ditë pushin se na u q* nëna".

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Ngërçi politik në shtetin më të varfër të BE, bullgarët të dielën votojnë për të pestën herë brenda 2 viteve për të zgjedhur qeverinë

Ngërçi politik në shtetin më të varfër të BE, bullgarët të dielën votojnë për të pestën herë brenda 2 viteve për të zgjedhur qeverinë