“Skënderbeu” tani e tutje do të pushojë edhe në Prizren

“Skënderbeu” tani e tutje do të pushojë edhe në Prizren

Në Ditën e Flamurit, ditëlindjen e komandantit "Adem Jashari", dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u kujtuan dëshmorët e vendit, ku u tha se rrugëtimi i tyre duhet të shërbejë si shembulli më i mirë për vendin.

Në Qytetin e Prizrenit, u inaugurua sot edhe shtatorja e bronztë e “Gjergj Kastriotit- Skënderbeu". Drejtori i administratës në Prizren, Osman Hajdari tha se aty ku është qytetërimi evropian është edhe Skënderbeu. Kështu sipas tij, kjo figurë duhet të jetë në Prizren, në vendin ku është vet historia.

"Kështu që edhe në trojet shqiptare aty ku është dhe ku duhet kujtuar historia, aty duhet të jetë edhe Skënderbeu. Rrjedhimisht edhe Prizreni nuk ka mundur të jetë ndryshe. Prizreni është qytet historik i shqiptarëve, andaj edhe Skënderbeu duhet të jetë aty ku është historia, pra në Prizren... Shtatorja e Skënderbeut përveç rrugëtimit të saj nga puna e skulptorit Sinan Alija e deri në vendosjen këtu, ajo ka pasur edhe sfidat e veta në aspektin tekniko-administrativ për të cilat ne si drejtori kemi punuar pa ndërprerë dhe me shumë vullnet dhe përkushtim për ta sjell në Prizren", u shpreh Osmani.

Në inaugurimin e kësaj shtatorje mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, e deputetë të Prizrenit. Të shumtë kanë qenë të pranishëm edhe qytetarët, të cilët nuk respektuan masat antiCOVID.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbeni: 29/11/2020 06:35

    Gjigandi duhet te pushoje ne cdo qytet qe perbehet nga Shqiptare. Perulesi perpara tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore