Një skenë filmash ka ndodhur në portin e Cattolica në Rimini ku protagonist ishte një shqiptar. Pas një sherri të ashpër me gruan e tij, 45-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës së të dyve.
Ai drejtoi makinën e tij, tip Volkswagen Golf, drejt skelës së portit duke përfunduar në det. Në momentin e kontaktit me ujin, dyert e mjetit u hapën dhe ndërsa fundosej, shqiptari dhe e shoqja, një 40-vjeçare italiane, dolën nga kabina. Më pas, të tjerë u hodhën në det për t’I ndihmuar.
Pas alarmit, në port mbërritën menjëherë ambulance si dhe zjarrfikësit, karabinierët dhe efektivë të Kapitanerisë së Portit. Personeli mjekësor u dha ndihmën e parë, por sapo u përmend, shqiptari u largua me vrap mes shkëmbinjve dhe humbi gjurmët.
Gruaja u transportua në spital në gjendje shoku, por jashtë rrezikut për jetën.
Vetëm një ditë para ngjarjes, shqiptari ishte arrestuar nga nga karabinierët për rezistencë ndaj autoriteteve, pas një tjetër sherri me gruan.
-
Cfare gjuhe banale ne kete shkrim!
Përgjigju









Komente
Komento