Skeptik për armëpushimin, Assad:
Terroristët nuk do t’i binden konferencës

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka hedhur dyshime serioze, mbi perspektivën e armëpushimit në vendin e zhytur në luftë civile.

Gjatë një fjalimi në Damask, kreu i regjimit sirian e bëri të qartë këndvështrimin e tij se, implementimi i marrëveshjes brenda një jave, sa ç’ishte afati i përcaktuar në konferencën e Mynihut, ka për të qenë mjaft i vështirë.

Arsyeja për Assadin janë rebelët, të cilëve vazhdon t’iu referohet si “terroristë”. Vështirë se këta njerëz do t’i ulin armët, u shpreh udhëheqësi sirian, që shfaqet thellësisht skeptik mbi fundin e shpejtë të konfliktit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare