Tina Maze është shpallur kampione bote në zbritje. Sportistja sllovene pas marrjes së medaljes së artë në Lojërat Olimpike Dimërore që u zhvilluan në Soçi të Rusisë, fitoi edhe kampionatin botëror të skive që po zhvillohet në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në vendin e dytë në këtë stil u rendit sportistja austriake, Anna Fenninger, ndërsa podiumin e më të mirave e plotësoi Lara Gut nga Zvicra. Amerikania Lindsey Vonn zhgënjeu, pasi nuk shkoi më shumë se vendi i pestë në garën e zhvilluar në shtëpi.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com