SHBA - Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami është rrëzuar keq gjatë stërvitjes në Copper Mountain (Colorado). Hetimet fillestare në vendngjarje tregojnë për një dëmtim në gjurin e saj të majtë. Kjo u konfirmua nga Swiss-Ski të premten.
Sipas njoftimit, bashkëshortja e ish-futbollistit shqiptare Valon Behrami, kampione olimpike e Slalomit Gjigant, do të kthehet në Zvicër nga Amerika e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur për t'iu nënshtruar ekzaminimeve të gjera mjekësore.
Sipas "Blick", dy herë fituesja e Kupës së Botës mendohet se ka pësuar një tronditje në rënie dhe ka një këputje të mundshme të ligamentit të kryqëzuar dhe dëmtim të meniskut në gjurin e majtë.
Nëse dëmtimi serioz në gju konfirmohet, kjo ndoshta do të sjellë fundin e karrierës së Gut-Behramit. 34-vjeçarja njoftoi pak kohë më parë se do të tërhiqej nga garat pas këtij sezoni. Gjatë karrierës së saj, Lara Gut-Behrami ka fituar dy herë Kupën e Botës, medaljen e artë në Lojërat Olimpike dhe në Kampionatin Botëror dhe 48 suksese në garat e Kupës së Botës.
Komente








