“Skifteri”  i shpëton policisë, bën dy vjedhje brenda natës në Tiranë

“Skifteri”  i shpëton policisë, bën dy vjedhje brenda natës në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANE - Një 31 vjeçar ka kryer të paktë dy vjedhje brenda një nate në Tiranë, por policia ende nuk ka mundur ta kapë.

Bëhet e ditur nga autoritetet se fjala është për shtetasin me inicialet M.V, por deri më tani arrestimi i këtij të fundit nuk është arritur.
 

Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore, bëjnë të ditur se të njëjta materiale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
 

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 03. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për identifikimin e plotë e kapjen e shtetasit M. V., vjeç 31, pasi në rrugën “Memo Meto”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në mjetin tip “Skoda” në përdorim të shtetasit H. B., vjeç 37, banues në Tiranë. Nenet 134/1 e 22 të  Kodit Penal.

Më datë 03. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M. V., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi gjatë natës, në rrugën “Memo Meto”, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, ku ka vjedhur brenda tij disa pajisje pune elektronike. Nenet 150 dhe 134 të  Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë