Një situatë e pazakontë është regjistruar në Lezhë. Një grua është filmuar nga kamerat teksa vjedh një lule.
Ajo është parë teksa e shkul lulen me rrënjë nga vazoja dhe për ta fshehur e vendos poshtë bluzës, pa marrë parasysh se mund ta dëmtojë.
Ngjarja ka ndodhur në një kafene në mes të ditës në shëtitoren e Lumit Drin, ku gruaja më pas është larguar sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Komento