Sipas raportimeve 7 persona kanë mbetur të lënduar pasi vagoni në një park lojërash në Skoci ka rënë nga një lartësi 10 metra. 6 ambulanca dhe 6 zjarrfikëse pranë parkut janë telefonuar në momentin që ka ndodhur ngjarja duke reflektuar në këtë mënyrë situatën alarmante. Vagoni i ‘’Tsunami Ride’’ në të cilin ndodheshin 8 deri në 10 fëmijë doli nga binarët duke shkaktuar kaos në park. Pas mbërritjes së menjëhershme të policisë dhe ambulancave parku është evakuuar por ende nuk ka raportime mbi shkaqet e aksidentit dhe të lënduarit.




Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com




Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com









