Dëshmitari, Gareth Smith pa autobusin duke ardhur nga kodra e Frogston Brae, Edinburg dhe duke u drejtuar kah një veture që kishte humbur kontrollin dhe kishte kaluar në anën e gabuar të rrugës.

Përplasja dukej e pashmangshme dhe Smith mund të dëgjohet duke bërtitur i tronditur. Vetura kalon në anën e kundërt të rrugës me rrëshqitje dhe arrin të ndalojë, por shumë pak momente më vonë, një autobus dykatësh shfaqet nga bora e rëndë.

Smith shprehu se autobusi po ecte me rreth 20 ose 30 kilomentra në orë. Shmangia e makinës nga ana e autobusit ngjan e paparashikueshme dhe mënyra e shmangies mund ta vinte autobusin në rrezik, gjë që do ta kishte bërë edhe mungesa e shmangies.Të menduarit e shpejtë dhe reflekset e shoferit të autobusit i shpëtuan automjetet nga përfshirja në një tragjedi fatale.
"Vetura u rrëzua në anën e gabuar të rrugës dhe më pas pashë një autobus të tipit Lothian që po zbriste nga kodra duke humbur kontrollin dhe duke i dalë përpara veturës së zezë", deklaron Smith për MailOnline.
Smith ngarkoi videon në Facebook dje, me titullin: 'Qëndroni brenda, njerëz! Alarm i Kuq i dëborës'. Videoja është parë mbi 716.000 herë dhe ka mbi 4.200 pëlqime.
d.gj/ Shqiptarja.com

VIDEO











