Skoci, baroni i drogës sulmohet
me thikë nga dy vrasës me pagesë

Skoci, baroni i drogës sulmohet<br />me thikë nga dy vrasës me pagesë
Një bos droge është sulmuar me thikë nga dy vrasës me pagesë në Edinburg të Skocisë

Baroni i heroinës, Sean ‘Lugs’ McGovern u qëllua shumë pranë një hoteli me pesë yje, në një zonë të mbushur me turistë.

Dy persona i kishin zënë pritë dhe e sulmuan sapo ai zbriti nga makina e tij 42- mijë stërlinashe, një Mercedes.

Pasi tentoi të ndiqte personat që e qëlluan me thikë pas koke, ai ra në tokë i shokuar. Ai mori disa plagë në qafë, por është jashtë rrëzikut për jetën.

Sipas britanikes Mirror, plagosja e tij do ketë pasoja në botën e krimit, pasi ai nuk është një tip që do e lërë me kaq.

bosi
bosi
bosi

McGovern kishte marrë leje për të dalë disa ditë nga burgu dhe po përgatitej të kthehej sërish, pasi është dënuar me 17 vite burg në vitin 2009 për trafik heroine.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë