EDINBURG-41 vjecari shqiptar Admerin Beu ka pranuar para gjykatës së lartë të Edinburgut në Skoci se ka qenë pjestar i një rrjeti të trafikur të drogës. 41 vjecari u arrestua nga policia në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa iu gjetën 55 000 paund cash, ndersa nga kontrolli ne banese iu gjet cerek kg kokaine e paster, e cila kapte vleren e 120 000 paund.

Paratë iu gjetën në automjetin ku Admerin Beu ishte pasagjer dhe i kishte fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit, rreth 2000 paund u gjetën në ndenjësen e pasme, 38 000 paund në një ndër ndarjet e airbegut dhe 15 000 paund në një valixhe. Menjëherë pas arrestimit të tij në Edinburg, policia ushtroi një kontroll edhe në banesën e tij ku u gjet dhe u sekuestrua rreth çerek kg kokainë e pastër e cila kap vlerën e 120 000 paund.

Në banesën e tij policia gjeti edhe pajisje për përpunimin e lëndës narkotike. Ndërkaq avokati i shqiptarit ka deklaruar se klienti i tij ishte vetëm një korrier i parave të siguruara nga shitja e drogës dhe nuk i përkisinin atij, por organizatës kriminale, ku ai bënte pjesë. Pas pranimit të akuzës nga ana e shtetasit shqiptar, vendimi i gjykatës është shtyrë për në muajin maj. Ndërkohë prokuroria po heton në lidhje me pasuritë që 41 vjecari shqiptar mund të vënë përmes aktivitetit të paligjshëm të trafikimit të drogës.
(jd/shqiptarja.com)