Skoci, policia: Mafia shqiptare
ndër më të rrezikshmet në vend

Skoci, policia: Mafia shqiptare<br />ndër më të rrezikshmet në vend
SKOCI - Mediat skoceze raportojnë sot se mafia shqiptare paraqitet si një ndër rrjetet kriminale më të fuqishme në Skoci. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta skoceze, Dayli Record, e cila citon burime pranë Agjencisë skoceze kundër Dogrës dhe Krimit.
Sipas SCDEA (agjencia në fjalë) janë 25 banda mafioze të huaja të cilat ushtrojnë aktivitetin në Skoci.
“Shqiptarët janë këtu tani. Disa individë janë të njohur për dhunën ekstreme që ata kryejnë. Dihet që grupet shqiptare janë të përfshira në trafiqet e armëve, drogës si dhe prostitucionit”, citon agjencia.
Shefi i dedektivëve, Stephen Ëhitelock tha se lufta e ashpër për fitimin e ‘territoreve’ mes bandave të huaja, si ato shqiptare dhe atyre vendase është bërë tejet e egër, dhe paraqet kërcënim shumë të madh.
Nacionalitete të huaja përvec shqiptarëve janë kinezët që fshihet pas kultivimit ilegal të lëndëve narkotike si dhe cekët në kontrabandën e njerëzve.
"Por shqiptarët në vecanti konsiderohen më të ligjtë, pasi kanë një të shkuar ushtarake dhe një histori të dhunshme”, shprehet policia skoceze.
Bandat e huaja të gangsterëve përbëjnë rreth 10 për qind të grupeve kriminale që veprojnë në veri të Skocisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital