SKOCI-Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka nënshkruar sot një kërkesën zyrtare e cila do t'i drejtohet Londrës për realizimin e një referendumi të dytë për pavarësi.
 
Ditën e martë parlamenti skocez miratoi me 69 vota pro dhe 59 kundër, nisjen e një kërkese zyrtare qeverisë së Londrës për të kërkuar një referendum tjetër për pavarësinë e vendit.
 
Nicola Sturgeon, e argumenton këtë kërkesë për ripërsëritje të referendumit duke thënë se Skocia duhet të ketë të drejtën për të vendosur rrugën e vet në prag të votimit për Brexit.
 
Nga ana tjetër, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka bërë të qartë se çdo referendum duhet të presi deri në momentin që dalja e Mbretërisë nga Bashkimi Evropian të ketë përfunduar.
 
Kryeministrja britanike, Theresa May, gjatë një takimi me Sturgeon ka insistuar se "tashmë nuk është koha për një referendum", duke thënë se e dokusi duhet të jetë në marrjen e një marrëveshjeje sa më të mirë për të gjithë britanikët nga  BE-ja pas Brexit.
 
Në referendumin e parë për pavarësi, i cili u zhvillua në vitin 2014, 55% e skocezëve votuar kundër pavarësisë dhe 45% pro.
 
Ndërkohë Sturgeon beson se votimi në Mbretërinë e Bashkuar për tu larguar nga BE-ja, i ka ndryshuar tërësisht rrethanat, pasi në Skoci 62% e votuesve votuan pro qëndrimit në BE dhe vetëm 38% mbështesnin largimin nga Unioni.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com