Skoci, Robertson: Mbretëria nuk
është e bashkuar për Brexit

Skoci, Robertson: Mbretëria nuk<br />është e bashkuar për Brexit
SKOCI-Kreu i grupit parlamentar të të pavarurve skocezë, Angus Robertson, është shprehur se me fillimin e procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, Britania nuk është më një Mbretëri e Bashkuar.
 
“Me fillimin e Brexit-it, nuk jemi më një Mbretëri e Bashkuar. Dy vende të Mbretërisë së Bashkuar votuan pro Brexit dhe dy të tjera kundër”, është shprehur Robertson.
 
Gjithashtu Robertson ka kërkuar një përsëritje të referendumit për pavarësinë e Skocisë, e cila ka votuar kundër daljes së Britanisë nga BE-ja në referendumin e zhvilluar në qeshorin e vitit të kaluar.
 
Nga ana tjetër, kryeministrja angleze, Theresa May, është shprehur se dalja nga Bashkimi Evropian do ta bashkonte më shumë mbretërinë, pasi po respektohej vullneti i qytetarëve britanik.
 
Ndërkohë May ka deklaruar se në negociatat që do të zhvillohen me BE-në do të merren parasysh të gjitha interesat e pjesëve përbërëse të Mbretërisë së Bashkuar.
 
Skocia ka kërkuar edhe më parë një përsëritje të referendumit për pavarësi nga Anglia, për të cilin kryeministrja May është shprehur se nuk ishte momenti i duhur.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar