SKOCI- Trupat e tre personave të zhdukur pas rrëzimit të një helikopteri në ujërat e ishujve Shetland, janë rigjetur, kanë raportuar policia skoceze.
 
Një person ende mungon pas kërkimeve, ndërsa 14 të tjerë janë shpëtuar dhe ndodhen në spital për trajtim mjekësor.
 
Helikopteri “Super Puma L2” u rrëzua në ujërat pranë aeroportit të Sumburgh-ut rreth orës 18:20 në mbasditen e së premtes.
 
Një koordinator i shërbimit të emergjencave tha se “me shumë mundësi mjeti fluturues ra papritmas në det pa patur mundësi për të bërë një ulje të kontrolluar”.
 
Në bordin e këtij helikopteri ndodheshin 16 punonjës të një kompanie që po ktheheshin nga platforma e naftës Dolphin Borgsten në Detin e Veriut.
 
Ndërkohë autoritet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e rrëzimit të helikopterit.
 
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)