Një ditë larg referendumit që zhvillohet nesër mbi pavarësinë e Skocisë, ku rezultatet pritet të jenë shumë të ngushta, tre sondazhe të publikuara dje në mbrëmje paraqesin se "jo"-ja është në një avantazh prej katër pikës mbi "po"në.

Në fajt rezultatet janë identike nëse përjashtojmë personat pa opinion, "jo"-ja për pavarësinë fiton në të gjitha rastet me 52 për qind përball "po"-së që arri 48 për qind.

Këto anketa të realizuara që nga dita e premte, ditë kur dy kampet rritën përpjekjet e tyre për të bindur zgjedhësit.

Këto sondazhe u përshëndetën nga kampi i "po"-së dhe Blair Jenkins, që drejton lëvizjen pro pavarësisë "Yes Scotland" deklaroi se "jemi shumë pranë suksesit të enjten"./ATSH/