Një ndarje e mundshme e Britanisë së Madhe nga Skocia është vetëm disa orë larg, pasi rreth 5 milion njerëz kanë nisur mëngjesin e sotëm votimin në referendumin nëse vendi duhet të qëndorjë me Britaninë e Madhe apo të bëhet një komb i pavarur.

Me një pjesëmarrje historike, rreth 97% e elektoratit do të hedhin votat e tyre në 2608 kuti votimi në të gjithë vendin deri në orën 22:00 të mbrëmjes të sotme, ndërsa rezultati pritet të dalë mëngjesin e së premtes. Ndërkaq, sondazhet e orëve të fundit në kryeqytetin skocez Edinburg flasin për një rezultat shumë të ngushtë mes atyre që e duan të ndarë apo të bashkuar Britaninë e Madhe, ndërsa janë shtuar edhe të pavendosurit, rreth 500 mijë.

Për shkak të pjeëmarrjes së pritshme, shumë të lartë, përfaqësuesit e numërimit kanë marrë të gjitha masat për të eliminuar çdo incident të mundshmë nëpër qendrat e votimit. Largësia e rajoneve skoceze dhe moti shumë i keq mund të vonojnë marrjen e kutive të votimit në qendrat e numërimit, duke vonuar kështu edhe rezultatin.

Helikopterë dhe anije do të vihen në dispozicion për të trasnportuar kutitë e votimit.

Një ditë më parë, në ditën e fundit të fushatës, udhëheqësit dhe simpatizantët e të dyja palëve u mblodhën në rrugë dhe mitingje. Ndërsa kryeminsitri skocez Alex Salmond iu drejtua popullit skocez me një letër ku u thoshte se në momentin që do të vendosin për të ardhmen e vendit do të kenë pushtetin në duart e tyre. Sipas analistëve, nëse vendimi do të jetë “pro”, parashikohen një reaksion zinxhir kërkesash për pavarësi në disa vende europiane.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)