Një 40-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Skrapar. Emror I, është arrestuar nga Policia, pasi ka ngacmuar seksualisht 24-vjeçaren O.Xh., si dhe dëmtoi bashkëshortin e saj.  

Njoftimi i plotë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

Emror I, 40 vjeç, banues në Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasen O.Xh, 24 vjeçe, si dhe ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, bashkëshortin e saj shtetasin K.Xh, 36 vjeç. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmime seksuale’’ dhe ‘’Plagosje e lehtë me dashje’’, parashikuar nga nenet 108/a dhe 89 të Kodit Penal.