Skrapar, asgjësohen 542 rrënjë
kanabis, prangoset kryeplaku 

Skrapar, asgjësohen 542 rrënjë<br />kanabis, prangoset kryeplaku 
SKRAPAR-542 rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar, ndërsa është ndaluar kryeplaku i fshatit për moskallëzim të krimit.
 
Sipas policisë, në  "Pyllin e Gjonbashit", mbi fshatin Gurazezë, në toka të hapura rishtas në pyll,  u gjetën të kultivuara 542 rrënjë bimë kanabis.
 
Bimët  ishin të kultivuara nga 1 deri në 3 bimë në një gropë dhe varionin nga 15 deri në 45 centimetra të larta.
 
Bimët u  asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa u ndalua Sefer A. 64 vjeç, banues në fshatin Gurazezë, me detyrë kryeplak i fshatit për moskallëzim krimi. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ''Kultivimi i bimëve narkotike'', parashikuar nga neni 284  dhe për veprën penale "Moskallëzim i krimit" në ngarkim të shtetasit Sefer Ahmetaj parashikua nga neni 300 i Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS