Autobusi që po transportonte nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës është aksidentuar në fshatin Vërzhezhë duke rënë nga rreth 20 metra në greminë, por fatmirësisht të gjithë nxënësit dhe shoferi kanë shpëtuar.

(Gomat e autobusit të konsumuara)
Nga të dhënat e para sipas gazetarit të Report Tv në Berat, autobusi ka qenë me shpejtësi dhe në momentin që shoferi ka tentuar të frenojë në një kthesë të fortë në një terren shumë të vështirë ka përfunduar në greminë. Autobusi pas disa rrotullimeve ka përfunduar në humnerë, por pavarësisht se aksidenti ishte i rëndë, shoferi nuk ka pësuar dëmtime, madje ka qenë ai që ka lajmëruar policinë, ambulancën dhe zjarrfikësen, që u kanë ardhur në ndihmë nxënësve duke i dërguar në spital, ndërsa policia mbërriti me vonesë.
[gallery]25787[/gallery]
Autobusi që u aksidentua sikur duket edhe nga pamjet e Report Tv është shumë i vjetër dhe amortizuar, ndërsa gomat i kishte jashtë standardeve, duke e nxjerrë jashtë rrugës pas frenimit. Nga 15 nxënësit që ndodheshin në autobus, një është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, 4 ndodhet në spitalin e Skraparit, 5 të tjerë në spitalin e Beratit jashtë rrezikut, ndërsa 5 të tjerët dhe shoferi nuk kane asnje lendim. Vajza që ndodhet në Tiranë për mjekim më të specializuar, sipas mjekut ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Të plagosur 10 nxënës
Në Tiranë është transportuar
Romina Kapllani 18 vjeçe
Pesë nxënës ndodhen në spitalin e Beratit
E.K. 17 vjeçe
A.K. 17 vjeçe
R.H. 17 vjeç
B.H. 17 vjeç
Dhe një fëmijë 8 vjeç
Katër nxënës të tjerë ndodhen në spitalin e Skraparit
Mjeku Gjovalin Bushi: Nxënësja që ndodhet te Trauma në gjendje të mirë
Përgjegjësi i Repartit të Traumës Gjovalin Bushi deklaroi se nxënësja e plagosur nga aksidenti në Skrapar dhe që u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën për momentin, ndërsa ka një frakturë në këmbë dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
“Para një ore jemi njoftuar për një aksident në Skrapar. Helikopteri solli një të plagosur, gjendja e vajzës është e mirë, ka probleme në pjesën e këmbës. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrje në këmbë. Nga informacionet që kemi nuk presim që të vijë rast tjetër. Mund të vijë ndonjëri nga nxënësit me ambulancë. Vajza është me parametra të mira” deklaroi ai.
Vajza e plagosur qe ndodhet te Spitali i Traumes, Romina Kapllani
d.b/shqiptarja.com

VIDEO








