Skrapar, autobuzi del nga rruga
aksidentohen gjashtë nxënës

Skrapar, autobuzi del nga rruga<br />aksidentohen  gjashtë nxënës
SKRAPAR- Një autobus i linjës Vëndresh-Çorovodë ka dalë sot nga rruga duke shkaktuar lëndime dhe dy të plagosur ndër radhët e fëmijëve.
Autobuzi privat i linjës Vëndresh-Çorovodë, me targa SK: 0907A kishte dhe një kontratë me Drejtorin Arsimore për transportimin e nxënësve të shkollave. Ai doli nga rruga mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur ‘Ura e Orizaj”, në aksin nacional Berat-Çorovodë. Raportohet se autobuzit mësohet se i është bërë një parakalim gjatë të cilit drejtuesi i autobuzit ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga duke përfunduar në një përua. Si rezultat shumë persona që udhëtonin në autobuzë ndër të cilët fëmijë janë lënduar duke mare plagë të lehta, ndërkohë që janë rregjistruar dy të plagosur. Të lënduarit mësohet se k anë qënë gjashtë fëmijë dhe disa banorë të fshatit, të cilët mbritën pranë spitalit të qytetit të Çorovodës ku kanëmare mjekimet e nevojshme. Ndërkohë që dy tëplagosurit Redion Myrtezai, 12 vjeç dhe Rigenald Qorri, nxënës të klasës së pesë mbritën me fraktura në trup pranë spitalit të Beratit ku kanë mare ndihmën e pare shëndetosre dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili po meret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane