Skrapar, Ilir Meta me të rinjtë:
Mbroni natyrën, mbillni pemë

Skrapar, Ilir Meta me të rinjtë:<br />Mbroni natyrën, mbillni pemë
SKRAPAR - Kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta, ka mbjellë disa pemë në qytetin e Çorovodës. Meta ka qenë i shoqëruar edhe nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputetin e zonës e ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço dhe një grup të rinjsh. Siç bëhet e ditur, mbjellja e këtyre pemë është fillimi i pyllëzimit të 16 hektarëve të kurorës së qytetit.
 
Duke folur në këtë aktivitet, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në Çorovodë i ka bërë apel të rinjve që të mbrojnë natyrën.
 
“I bëj apel të rinjve të mbrojnë natyrën. Le të mbështesim të gjithë sëbashku Ministrinë e Mjedisit për punën e mirë që po bën me projektet e pyllëzimit”, ka deklaruar kreu i Kuvedit, Ilir Meta.

meta dhe koka mbjellin peme
(Foto: Ilir Meta dhe Lefter Koka duke mbjellur pemë)
 
Ndërsa ministri i Mjedisit, Lefter Koka gjatë fjalës së tij tha se, “do pyllëzohet 50 ha në Çorovodë dhe 100 ha Skrapar dhe në të gjithë qarkun e Beratit”. Koka ka bërë të ditur se, do të ketë edhe projekte të mëtejshme për pyllëzimin e të gjithë vendit.
 
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, bashkë me mninistrat Nasip Naço dhe Lefter Koka kanë bërë një vizitë edhe në gjimnazin e Çorovodës për të inspektuar sistemin e ri të ngrohjes.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës