SKRAPAR – Ura, që lidh qendrën e Corovodës me disa komuna të rrethit, është shembur mesditën e sotme, bashkë me një mjet të tonazhit të rëndë, që po kalonte në ato momente.

Ngjarja u shënua në periferi të Skraparit, ndërsa si pasojë e saj ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, me inicialet Z.H, 40 vjeç, i cili po transportonte materiale inerte drejt komunave të Skraparit.

shembet ura ne skrapar

Rrëzë urës së shembur(foto), qëndron i rrëzuar edhe automjeti i llojit kamion.

Shkak i shembjes së urës dyshohet se është bërë amortizimi i saj dhe kalimi i mjeteve të tonazheve te rënda mbi të.

Kjo urë ishte e ndërtuar nga materiale druri dhe shërbente për banorët e zonës prej 5 vitesh.

Kjo urë lidhte rreth 10 mijë banorë të komunave më të afërta të Corovodës e më gjerë.

shembet ura ne skrapar

(ad.ti/shqiptarja.com)