'Skripal'/Del nga spitali pas dy muajsh ish-spiuni rus që trazoi botën

'Skripal'/Del nga spitali pas dy muajsh ish-spiuni rus që trazoi botën

Vendi ku dyshohet se u helmua ish-spiuni rus

Autoritetet britanike të shëndetësisë kanë njoftuar se pasi u plagos rëndë në një sulm me agjent nervor në muajin mars në Angli, ish-spiuni rus Sergei Skripal është larguar nga spitali, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është një lajm fantastik që Sergei Skripal është mjaft mirë për të dalë nga Spitali i Qarkut Salisbury”, tha drejtoresha e spitalit, Cara Charles-Barks, në një deklaratë pas më shumë se dy muaj që kur ndodhi sulmi.

“Ne kemi qenë në gjendje ta lëshojmë Sergei Skripal-in. Kjo është një fazë e rëndësishme në rimëkëmbjen e tij, e cila tani do të ndodh larg spitalit”, tha Lorna Wilkinson, drejtoreshë e infermierisë.

Ish-agjenti rus, 66-vjeçari Sergei Skripal dhe vajza e tij 33-vjeçare Yulia, u gjetën pa vetëdije në Salisbury të Anglisë dhe u dërguan në spital. Britania ka akuzuar Rusinë për helmimin e Skripal, gjë të cilën presidenti rus Vladimir Putin e mohoi kategorikisht.

“Zoti Skripal dhe vajza e tij u helmuan me një agjent ushtarak nervor të një lloji të zhvilluar nga Rusia, veçanërisht nga grupi Novichok”, tha kryeministrja britanike, Theresa May.

Skripal-it iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh të vitit 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Ai ishte dënuar për “tradhti të lartë në formën e spiunazhit” nga një gjykatë ushtarake e Moskës në vitin 2006 dhe u dënua me 13 vjet burg pasi kishte pranuar se rrjedh informacione për shërbimet sekrete britanike.

Julia Skripal, vajza e ish-spiunit rus, poashtu doli nga spitali i njëjtë në muajin prill. Nick Bailey, një oficer lokal i policisë i cili gjithashtu ishte prekur nga agjenti nervor duke dhënë ndihmën e parë për Sergei-n dhe Julia-n, doli më herët nga spitali.

Pasi autoritetet arritën në përfundim se Rusia me “shumë mundësi” ishte përgjegjëse për sulmin, 23 diplomatë rusë u dëbuan nga Britania e Madhe dhe mbi 120 diplomatë rusë në mbarë botën. Duke mbështetur Britaninë, NATO dhe BE-ja së bashku kanë dënuar sulmin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?