Skuadra e Berishës pas 26 vitesh
kthehet në kupat evropiane

Skuadra e Berishës pas 26 vitesh<br />kthehet në kupat evropiane
Atalanta, skuadra e portierit të kombëtares, Etrit Berisha është rikthyer në kupat evropiane pas plot 26 vitesh, duke ndezur në rrugët e qytetit të Bergamos një festë, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
 
Skuadra e Berishës, e cila para më shumë se dy dekadash e gjysmë ishte protagoniste në Kupën UEFA, tani fiton një vend në Ligën e Evropës, një objektiv i paimagjinueshëm në verë, por i bërë realitet nga golat e talenteve në sulm dhe pritjet fantastike të Etrit Berishës.
 
E rëndësishme ishte të arrinim rezultat pozitiv edhe pse ka pak zhgënjim për golin e pësuar ndaj Milanit”.
 
“Na duhet tashmë vetëm një pikë për të evituar turin kualifikues të Ligës së Evropës dhe për të luajtur drejtpërdrejt në fazën e grupeve, por duhet të them se ishte një sezon i vështirë për t’u përshkruar”.
 
“Atalanta është një shembull për klubet që nuk kanë burime të mëdha ekonomike”, tha trajneri Gasperini.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë