A është kancelarja apo jo? Një skulpturë gjigante e një gruaje të zhveshur dhe të mbuluar me pak dëborë ka shkaktuar zemërim te CDU në Hamburg. A bëhet fjalë për 69-vjeçaren Angela Merkel? Në çdo rast, ngjashmëria është befasuese.
Mega-Merkel e supozuar është ulur në një kontejner pranë teatrit ‘Thalia’ në Hamburg-Altona.
“Të gjithë mendojnë se është Merkel. Kush tjetër do të ishte?", thotë një fqinj duke qeshur.
![]()
Megjithatë jo të gjithë mendojnë se është për të qeshur. Jo vetëm sepse plastika ndodhet në një vend të dukshëm publik të një teatri që merr fonde komunale.
Kreu i CDU në Hamburg, Dennis Therind thotë se është diçka pa shije dhe një punim i keq. Kurse kreu i grupit parlamentar të CDU-së në Altona, Sven Hielscher ankohet:
“Talljet e politikanëve zakonisht priten mirë nga qytetarët. Por kjo kontribuon në një zhgënjim të përgjithshëm me politikën dhe çon në një rënie të vlerësimit për politikën”.
Por a tregon kjo plastikë gjigante ish-kancelaren?
Fakt është se figura ishte dikur pjesë e një drame të George Buechner me titull “Vdekja e Dantonit”. Por pa kokë. Një zëdhënëse e teatrit tha se trupi i gruas iu shit më vonë pronarit të godinës ku është vendosur teatri. Ai duhet të ketë vënë kokën e Merkel mbi të.
“Ky nuk është një mesazh politik nga ana jonë”.
Por çfarë mesazhi dëshiron të shprehë pronari aktual me ‘artin e Merkel’? Nuk dihet. Ai nuk iu është përgjigjur pyetjeve të BILD.
Një gjë është e qartë: Merkel lakuriq në dëborë nuk ka pse të largohet, sado ofenduese të jetë ajo. Një zyrtare e qarkut thotë se ‘arti është art’.
“Nuk më pëlqen kjo statujë dhe është mungesë respekti, por e respektoj lirinë artistike për aq kohë sa ajo nuk cenon vlerat tona thelbësore demokratike”, tha një zyrtare e qarkut.
Komente

