Policia e Sllovakisë ka publikuar së fundmi një përplasje surreale të një makine, ku duket sesi ka kërcyer nga rruga e më tej ka prekur tavanin e tunelit. Aksidenti cilësohet akoma edhe më i pabesueshëm, pasi raportohet se shoferi ka mbijetuar pa ndonjë dëmtim serioz.
Shoferi 44-vjeçar nga qyteti Bardejov në Sllovakinë Veri-Lindore, i vetëm brenda mjetit tip “BMW”, pasi i është nënshtruar kontrolleve të njëpasnjëshme mjekësore, ka rezultuar vetëm me disa lëndime të lehta në trup.
Videoja e publikuar ka grumbulluar mbi 1.4 milionë shikime në më pak se 24 orë. Për ta vlerësuar edhe ju surrealitetin e këtij aksidenti, ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.