Sllovaki, Gjosha takon Hahn: Me
'drejtësinë' ecim të sigurt drejt BE

Sllovaki, Gjosha takon Hahn: Me<br />'drejtësinë' ecim të sigurt drejt BE
Gjatë vizitës në Sllovaki Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn.
 
Ministrja e falenderoi Komisionerin Hahn për kontributin e tij personal në arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi. Ministrja Gjosha e cilësoi reformën në drejtësi si një reformë historike dhe shumë të rëndësishme për vendin.
 
Komisioneri vlerësoi votimin në unanimitet të plotë të reformës në Kuvendin e Shqipërisë duke e cilësuar si një hap shumë të mirë në funksion të procesit të integrimit.
 
Ministrja Gjosha theksoi se qytetarët shqiptarë e meritojnë të ecin përpara në procesin e integrimit dhe shprehu angazhimin e plotë dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të avancuar në  projektin Europian.
 
Komisioneri Hahn u shpreh gjithashtu se qytetarët duhet të ndjejnë ndryshim ekonomik dhe social në rajon, prandaj procesi i  Berlinit duhet konkretizuar në mënyrë që të gjithë qytetarët të prekin ndryshimin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë