Qeveria shqiptare do t’i kopjojë Sllovakisë modelin e auditit të financave, por nuk do ishte keq të kopjonte edhe një ide të re lidhur me shmangien e pagimit të taksave.

“Der Spiegel” raporton se mosmarrja e faturës tatimore nga qytetarët çon në qindra milionë ëuro taksa të pambledhura nga shteti. Qeveria sllovake e ka pasur këtë problem prej vitesh, dhe tani ka dalë me një ide që është një risi në Europë: Bratislava dëshiron të konvertojë faturat tatimore në bileta llotarie.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)