Sllovakia lejon 9 qytetarë t’i bashkohen ushtrisë ukrainase

Sllovakia lejon 9 qytetarë t’i bashkohen ushtrisë ukrainase

Zelensky me presidentja e Sllovakisë

Të gatshëm për të shërbyer në krye të ushtrisë ukrainase, 9 të rinj nga Sllovakia janë lejuar sipas ligjit të vendit nga presidentja, për të luftuar kundër forcave ruse.

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje nëntë qytetarëve sllovakë për të shërbyer në ushtrinë ukrainase, e cila është duke luftuar kundër pushtimit rus.

Mediat sllovake raportuan më 5 gusht se Caputova i vlerësoi 35 kërkesa të qytetarëve për të luftuar përkrah ushtrisë ukrainase, dhe i pranoi nëntë prej tyre.

Arsyet e pranimit apo refuzimit të kërkesave nuk janë dhënë.

Sipas ligjit në fuqi në Sllovaki, qytetarët sllovakë kanë të drejtë t’i bashkohen ushtrisë së një vendi të huaj vetëm me lejen e presidentit të vendit. Pa një leje të tillë, sllovakët përballen me ndjekje penale.

Në fillim të këtij muaji, Republika e Çekisë njoftoi se u ka dhënë leje të ngjashme 146 qytetarëve të vet qëkur nisi pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja