Ambasada e Shqipërisë në Slloveni ka nisur bashkëpunimin me Asosacionin slloven të Kombeve të Bashkuara.
Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi priti në ambasadë, znj. Arbnore Avdylaj, studente e Universitetit të Lubjanës dhe anëtare e Kryesisë të Asosiacionit slloven të Kombeve të Bashkuara.
Sipas burimeve nga ambasada e Shqipërisë në Lubjanë, kjo shoqatë ka një anëtarësi prej 150 anëtarësh dhe është shumë aktive përmes zhvillimit të një numër veprimtarish në fushën e të drejtave të njeriut, edukimin e të rinjve, organizimin e shkollave verore, etj.
Të dy palët shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit dypalësh. Ambasada e Shqipërisë shprehet se, përherë do të jetë në mbështetje të veprimtarive të shoqatës, duke dhënë edhe kontribute të drejtpërdrejta, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut. /atsh/
/Shqiptarja.com