LUBJANE- Ish – Kryeminstri slloven dhe kandidati presidencial Borut Pahor , ka fituar me 67 % të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan ditën e dielë- ndërsa kundërshtari i tij, Danillo Turk, president i Sllovenisë ende në detyrë, fitoi vetëm me 33% për qind të votave.
Të dy kandidatët janë figura të njohur në skenën politike. Pahor 49 vjeç, i mbështetur nga Partia Socialdemokrate dhe anëtar i koalicionit konservatorliberal në pushtet kishte fituar me 40 për qind raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në 11 nëntorin e kaluar.
Danilo Turk, 60 vjeç, ish-profesor i Drejtësisë në Universitetin e Lubjanës, ka punuar si asistent i Sekretarit të Përgjithshëm në Kombet e Bashkuara, dhe është mbështetur nga partia kryesore e opozitës ''Sllovenia Pozitive'' e drejtuar aktualisht nga kryetari i Bashkisë së Lubljanës, Zoran Jankovich.
Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan pas disa ditë protestash në vend kundër shkurtimeve buxhetore të ndërmarra nga qeveria e qendrës së djathtë e drejtuar nga Janez Jansa.
Gjithashtu sllovenët e zëmëruar akuzojnë qeveritarët edhe për korrupsion. Të premten rreth 15 njerëz mbetën të plagosur mes përleshjeve me policinë dhe dhjetëra të tjerë u prangosën në protestën e së premtes në kryeqytetin e Lubjanës. Sllovenia po përballet me një nga recesionet më të thella në mesin e 17 vendeve të eurozonës ku ekonomia e vendit është tkurrur më shumë se 8% nga viti 2009. Duke komentuar mbi protestat në vend, socilademokrati Pahor tha për Associated Press se demonstratat "sinjalizojnë një mungesë besimi" kundrejt institucioneve qeveritare. Megjithatë shumë sllovenë mbetën optimistë se situata në shtetin e ish-Jugosllavisë do të përmisohet.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com