LUBJANE- Protestuesit u përleshën me policinë në kryeqytetin slloven të Lubjanës gjatë një tubimi të zhvilluar mbrëmë kundër shkurtimeve të reja buxhetore dhe korrupsionit. Sllovenia po përballet me një nga recesionet më të rënda mes 17 vendeve që përdorin Euron - ekonomia e së cilës është tkurrur më shumë se 8% që nga viti 2009.
Gjithashtu qytetarët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryebashkiakut Franc Kangler që dyshohet për korrupsion pasi ka favorizuar një kompani private në vendosjen e 30 kamerave që monitoronin trafikun në qytet, duke e lejuar kështu të vendoste gjoba abuzive, prej të cilave ai kishte marrë përfitime të konsiderueshme.
Disa demonstrues hodhën gurë dhe shishe, dhe u përpoqën të thyenin kordonin e policisë për të hyrë në parlament duke detyruar policinë që të kundërpërgjigjej duke hedhur gaz lotsjellës.
Të premten, (30 nëntor) të paktën 5.000 protestues anti-qeveritar në Lubjanë u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit ku shumë prej tyre thërrisnin "Ju jeni të mbaruar!" dhe "Hajdutë!"
Të paktën 10 oficerë të policisë u plagosën, tha zëdhënësi Vinko Stojnsek për agjencinë e lajmeve AFP.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com