SLLOVENI- Parlamenti i Republikës së Sllovenisë shpërndahet, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Ky fakt u bë i ditur nga kreu i Parlamentit slloven, Janko Veber, i cili tha se vendimi është marrë nga Presidentja e vendit, Borut Pahor. Shpërndarja e Parlamentit do të pasohet nga zgjedhje të parakohshme që sipas zërave pritet të mbahen në mes të muajit korrik.
 
Presidentja tha se zgjedhjet për 90 kandidatët deputetë janë një mënyrë shumë më e mirë se gjetja e një tjetër kandidati për kryeministër, duke shtuar se pret që qeveria e re të marrë mandatin në mes të muajit shtator.
 
Zgjedhjet erdhën për shkak të dorëheqjes së kryeministres Alenka Bratusek, pas humbjes së betejës së saj për udhëheqjen e Partisë Pozitive në Slloveni.
 
Ndërkohë dy parti opozitare kanë thënë se do të kontestojnë datën e zgjedhjeve duke argumentuar se zgjedhjet nuk mund të mbahen gjatë pushimeve verore, pasi pritet të ketë pjesëmarrje të ulët në votime.
 
Ndërkaq, qeverinë do ta drejtojë akoma kryeministrja në ikje në largim, Alenka Bratusek. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Slloveni janë mbajtur në vitin 2011.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)